Ministria e Pal Lekajt mbulon me asfalt kalldrëmin e vjetër 100 vjet - Bota Sot
Ministria e Pal Lekajt mbulon me asfalt kalldrëmin e vjetër 100 vjet

Mitrovica

Ministria e Pal Lekajt mbulon me asfalt kalldrëmin e vjetër 100 vjet

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:42
Banorët e Stan Tërgut kanë reaguar në lidhje me këtë duke e thënë se ia ka humbur hijeshinë këtij vendi.

Ministria e udhëhequr nga Pal Lekaj e ka mbuluar me asfalt një pjesë të kalldrëmit në rrugën që lidh fshatrat e larta të Shalës së Bajgorës me Mitrovicën.

Vendi është saktësisht në Sheshin e Vjetër, apo siç njihet me emrin ‘Stan Tërg’, vendi ku gjendet edhe miniera e Trepçës.

Kjo rrugë ishte e shtuar me Kalldrëm diku në vitet 20-ta dhe vjetërsia e saj ka arritur 100 vjet.

Banorët e Stan Tërgut kanë reaguar në lidhje me këtë duke e thënë se ia ka humbur hijeshinë këtij vendi.

F.D banor i këtij fshati, i tha lajmit se ky shesh ka qenë hijeshia e vendit dhe është i vjetër më shumë se ai mban mend.

“Unë i kam 64 vjet, këtu kam lind, une prej se e maj mend kshtu u kan. Edhe babë e babagjysh e kanë majt men kshtu. Kjo shumë kanë ba keq, e kanë prish hijeshinë”, tha F.D.

Përndryshe, tani kur zgjedhjet janë afër, Ministria e udhëhequr nga AAK-ja ka filluar të shtrojë rrugë nëpër gjithë Kosovën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...