Albin Kurti: Jemi me fat që e kemi kryetar në Mitrovicë Agim Bahtirin

Mitrovica

Albin Kurti: Jemi me fat që e kemi kryetar në Mitrovicë Agim Bahtirin

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:09
Albin Kurti dhe Agim Bahtiri

Albin Kurti po merr pjesë në tubimin e Lëvizjes e Vetëvendosjes në Mitrovicë, me ç’rast po aderon kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri.

Kurti ka zgjedhur fjalë të mëdha për kryetarin Bahtiri.

“Mitrovicë nuk është qytet i zakonshëm. Ai është një qytet që ndikon edhe shtetin. Pra, mendoj se jemi me fat që e kemi kryetar në Mitrovicë, Agim Bahtirin”, ka thënë Kurti.

Kurti i ka dhënë merita Agim Bahtirit për mosndarje të Kosovës, duke shtuar se kjo gjë arrihet “kur je i vetëvendosur”.

Sidoqoftë, ky vlerësim i Albin Kurtit për Bahtirin është pak kontradiktor. Ai e quan qytetin e Mitrovicës si vend të shkencës, por e injoron faktin se Bahtiri ka diplomuar tek para pak vitesh në një Universitet Privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat