Bahtiri thotë se ka bërë ndryshime në Mitrovicë: Lirova lëvizjen e lirë në Veri

Mitrovica

Bahtiri thotë se ka bërë ndryshime në Mitrovicë: Lirova lëvizjen e lirë në Veri

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 06:57
Agim Bahtiri

Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje, është shprehur i bindur se në Mitrovicë është ai i cili ka bërë ndryshime duke krijuar edhe lëvizjen e lirë në Veri.

Bahtiri ka thënë në Analizën Zgjedhore se me marrjen në dorë timonin e kryetarit të kësaj komune, ai e gjeti Mitrovicën përplot krim dhe kontrabandë përplot tanke.

”Unë kam gjetur një Mitrovicë që krejt Kosova e din, e shuar nga intelektualë, e kam gjetur me gjemba e me tanke, me njerëz të kontrabandës, me njerëz të haraçeve, në një qytet që nuk i ngjante aspak qytetit të Mitrovicës. Së pari duke i falënderuar Ambasadën Amerikane, Angleze, Gjermane që na kanë ndihmuar në proces për të gjetur paqe në Mitrovicën, dhe paqja u kërkuar së pari në anën e Jugut sepse tensionet që u ngritën në Mitrovicë kanë qenë 9876 incidente ndërnacionale, duke kërkuar nga BE të bëjnë barikada dhe ata kanë pasur mbulesë për incidentet që kanë ndodhë”.

”Krimi ka filluar atje, e kam bërë lirimin e lëvizjes së lirë në Veri, duke biseduar edhe me serbët lokalë. Ne ekstremizmin nuk mund ta zhdukim total. Ajo çka shoh në Mitrovicë janë njerëz të lirë. 55,7% ka rënë krimi në Mitrovicë, 72,8% është zbuluar krimi, e thotë raporti i policisë. Siguria që u krijua në Mitrovicë nuk është e lehtë. Kam qenë në delegacion në Bruksel, dhe dihet shumë se çfarë pune kam bërë. Unë kam dhënë kontribut sepse kam ndryshuar për të mirë Mitrovicën. Bashkimi me Albin Kurtin ka qenë kjo, zinxhiri komandues, nuk ka mund një kryetar i komunës të shkëpus ata zinxhirë që janë të lidhur për njëri tjetrin”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat