Komuna e Mitrovicës mbetet pa rrymë, dyshohet se dikush i preu kabllot - Bota Sot
Komuna e Mitrovicës mbetet pa rrymë, dyshohet se dikush i preu kabllot

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës mbetet pa rrymë, dyshohet se dikush i preu kabllot

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 13:00
Komuna e Mitrovicës

Që nga mbrëmja e së dielës, Komuna e Mitrovicës ka mbetur pa rrymë. Shkak për këtë po del të jetë dëmtimi i kabllos kryesore

Kjo është bërë e ditur përmes faqes “Jepi zë 02” në Facebook ku kanë treguar se si ka ndodhur ngjarja.

E se Komuna ka mbetur pa rrymë e ka konfirmuar zëdhënësja Blerina Kastrati. Ajo ka thënë vetëm se nuk ka rrymë, duke sugjeruar të bisedohet me KEDS-in për detaje.

Image

“Aktualisht nuk kemi rrymë. Me herët më njoftuan se paska problem me rrymë. Ndoshta KEDS mund të njoftojë më shumë”, ka thënë ajo.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në Mitrovicë kanë konfirmuar rastin, duke shtuar se janë duke kryer hetime.

“Po, ka ndodhur një rast i tillë dje. Policia është duke bërë hetime”, ka thënë policia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...