Rritet mbështetja për LDK-në dhe Vjosa Osmanin në Mitrovicë - Bota Sot
Rritet mbështetja për LDK-në dhe Vjosa Osmanin në Mitrovicë

Mitrovica

Rritet mbështetja për LDK-në dhe Vjosa Osmanin në Mitrovicë

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 12:38
LDK në Mitrovicë

Aktivitetet e LDK-së në Mitrovicë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet nacionale të  gjashtë tetorit janë gjithnjë e më të ngjeshura. Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, njëherësh kandidat për deputetë për Kuvendin e Kosovës, i shoqëruar edhe nga kandidatët tjerë për deputetë të ëksaj partie, Flutura Beka-Kamberaj dhe Fahri Uka, kanë mbajtur një takim me qytetarët e Zhabarit dhe strukturat drejtuese të Koshtovës, fshatra këto që shtrihen në Luginën e Ibrit.

Kandidatët për deputet Kamberi, Beka-Kamberaj dhe Uka, fillimisht janë njoftuar me aktivitetet që anëtarësia e LDK-së po i zhvillon në këto mjedise dhe më pastaj ju kanë folur të pranishmëve për angazhimet e LDK-së deri në fund të fushatës,  për synimet e LDK-së gjatë këtyre aktiviteteve dhe për mënyrën e qeverisjes së LDK-së pas gjashtë tetorit, të bindur se LDK-ja dhe Vjosa Osmani do të dalin fitues në këto zgjedhje.

Qytetarët e këtyre mjediseve njoftuan se angazhimi dhe aktivitetet e anëtarësisë së LDK-së janë në nivel dhe se mbretëron një entuziazëm në mesin e tyre për fitoren e LDK-së që do të dëshmohet më gjashtë tetor.

Ata thanë se ka një interesim të jashtëzakonshëm në mjediset e tyre që, jo vetëm të anëtarsisë së LDK-së, por edhe të anëtarëve të partive tjera për të votuar më gjashtë tetor LDK-në dhe Vjosa Osmanin, duke e vlerësuar atë si kandidaten më të përgatitur dhe më të qëlluar për të udhëhequr me qeverinë e Kosovës në periodën e ardhshme katërvjeçare.

Kryetari i Degës dhe kandidati për deputet, Safet Kamberi, ju tha pjesëmarrësve në këto takime se kudo në Kosovë është një entuziazëm për këto zgjedhje, pikërisht për faktin se të gjitha sondazhet e deritashme flasin për një fitore të sigurt të LDK-së, andaj edhe qytetarët janë duke e mirëpritur këtë.

“Qytetarët e Kosovës janë lodhur nga keqqeverisja e kaluar dhe nga abuzimet që qeveritaret kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre. Ata tani besimin më të madhe se mund ta ndryshoj këtë gjendje dhe Kosovën ta zhvilloj e përparoi e kanë tek LDK-ja, të bindur se ajo i ka njerëzit më të mirë të mundshëm për këtë dhe se Vjosa Osmani është kandidatja më e qëlluar dhe më e duhura që tu prij këtyre proceseve për rimëkëmbjen dhe forcimin e shtetësisë së Kosovës”, tha ndër të tjera Kamberi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat