Dhurata Hoxha: Në Mitrovicë po rikonfirmohet mobilizimi për PDK-në

Mitrovica

Dhurata Hoxha: Në Mitrovicë po rikonfirmohet mobilizimi për PDK-në

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 17:52
Dhurata Hoxha

Sot po zhvillohet dita e pestë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Dhurata Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorë kanë takuar banorët e fshatit Rekë në Mitrovicë.

Sipas Hoxhës, ky takim rikonfirmoi mobilizimin që deri më sot nuk ka ngjarë në Mitrovicë.

Kujtojmë që Hoxha mban numrin 27 në këto zgjedhje në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Postimi i plotë:

Takimi me qytetarët e Rekës, në Mitrovicë, rikonfirmon mobilizimin që deri më sot nuk ka ngjarë në komunën e Mitrovicës. Gjithpërfshirja në proces është faktori qenësor për fitoren tonë, më 6 tetor. Gratë dhe rinia janë vlerë e shtuar e jona!

Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin!

#PDK112

#KadriVeseli1

#DhurataHoxha27 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat