Dyshimi për helmimin e 11 nxënësve në Mitrovicë, drejtori i shkollës sqaron rastin

Mitrovica

Dyshimi për helmimin e 11 nxënësve në Mitrovicë, drejtori i shkollës sqaron rastin

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 20:17
Shkolla

Një nxënës i një shkolle në Mitrovicë u arrestua mëngjesin e sotëm, me dyshimin se kishte hedhur një sasi spreji të rrezikshëm, çka se sipas Policisë së Kosovës, u lënduan 11 nxënës, të cilët kërkuan tretman mjekësor në spital.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në shkollën e mesme teknike “Arkitekt Sinani”. Drejtori i kësaj shkolle, Hamit Beqiri, ka thënë se ka qenë një incident i vogël, çdo gjë është në rregull dhe se nxënësi që u arrestua nuk ka pasur dijeni rreth sprejit që ka përdor.

 “S’është e vërtetë, as s’ka të bëj me sprej të rrezikshëm e as me helmim, u kry muhabeti. Policia ia kanë gjet, ngjarja ka ndodhë gjatë pushimit, nxënësi nuk e ka dit se çka është, ndërsa të tjerët kanë nis mu anku për djegie të syve.

Pas dy orësh erdhi në shkollë edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, u verifiku se s’është asgjë”.

Beqiri tha se ekzistojnë edhe kamerat në shkollë, çka se janë pamjet e filmuara ku edhe vërtetojnë se s’ka pasur të bëj me ndonjë incident që do të sillte rrezik apo pasoja.

“Nxënësat i kanë dërgu në spital, janë kthy ata në gjendje të rregullt. Policia e shikun at lloj sprej, një lloj gasi  për shkrepsa që është i djegst. U përshëndetëm me policinë, dulëm, u gëzuan nxënësit. Se edhe ne donim me dit se çka është ai sprej, por çdo gjë është në rregull. Pasi që me policinë kemi raporte shumë të mira dhe na kontrollon e kujdesen për sigurinë e shkollës”.

E, sa i përket sigurisë në shkollën që drejton ai, Beqiri potencoi për Indeksonline se ka 200 për qind siguri, veçmas që nga marrja e mandatit tim.

Kujtojmë, që pikërisht në këtë shkollë në vitin 2014 ka ndodhur një vrasje e rëndë. Viktima ishte nxënës i klasës 13. Ndërsa dorasi ishte po ashtu ishte i së njëjtës shkollë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat