Inspektorati jep detaj për arrestimin e tre policëve në veri

Mitrovica

Inspektorati jep detaj për arrestimin e tre policëve në veri

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 10:48
Foto

Inspektorati Policor i Kosovës ka sqaruar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arrestuar sot në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicën e Veriut tre zyrtarë policorë.

Sipas inspektoratit, operacioni i sotshëm që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij vitit të koduar me emrin “Kontrabanda”.

“Arrestimi i tre të dyshuarve (një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe  “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”. Të arrestuarit do të intervistohen nga hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent”, thuhet në komunikatë.

Me tri arrestimet e sotshme, gjithsej numri i zyrtarëve policorë të arrestuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 25.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat