Emergjenca e Mitrovicës zhvatë qytetarët, shkel vendimin e Kuvendit Komunal

Mitrovica

Emergjenca e Mitrovicës zhvatë qytetarët, shkel vendimin e Kuvendit Komunal

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 10:35
Foto ilustrim

Emergjenca e Mitrovicës po tallet me qytetarët, aty po shkelet vendimi i Kuvendit Komunal për heqjen e pagesës prej 3 eurosh për pacientët që marrin shërbime emergjente, këtë problem e kanë denoncuar mitrovicasit, raporton Gazeta Sinjali.

Qytetarët e Mitrovicës vazhdojnë të paguajnë 3 euro për kontrolla edhe pas orës 19:00, edhe përkundër që Kuvendi Komunal e ka shfuqizuar këtë vendim. Kështu të paktën thuhet në postimet që i kanë bërë qytetarët.

Ata kanë alarmuar për këtë shkelje, madje kanë publikuar dëftesën e pagesës edhe në rrjtetet sociale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat