Bahtiri: Filluan punimet për rregullimin e shtratit të lumit Ibër - Bota Sot
Bahtiri: Filluan punimet për rregullimin e shtratit të lumit Ibër

Mitrovica

Bahtiri: Filluan punimet për rregullimin e shtratit të lumit Ibër

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 20:26
Foto

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rregullimin e shtratit të lumit Ibër.

Bahtiri ka thënë se ka inspektuar punimet të cilat kanë filluar për realizimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Ibër, i cili do të shtrihet deri tek Ura e Ibrit dhe sipas tij, do të posedoj një infrastrukturë të mrekullueshme.

Ai ka shtuar se ky është njëri prej projekteve më të mëdha që realizohet në qytetin e Mitrovicës, që përfshinë rregullimin e shtegut për këmbësor, hapësira gjelbërimi, ndriçim publik, mure mbrojtëse dhe ura kaluese.

Bahtiri po ashtu ka thënë se rregullimi i shtratit të lumit Ibër do të kushtoj rreth 1.8 milionë euro, projekt që bashkë-financohet nga komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Postimi në Facebook:

• Në Mitrovicë fillojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit Ibër •

Sot, inspektova punimet të cilat kanë filluar për realizimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit Ibër, i cili do të shtrihet deri tek Ura e Ibrit dhe do të posedoj një infrastrukturë të mrekullueshme.

Ky është njëri prej projekteve më të mëdha që realizohet në qytetin e Mitrovicës, që përfshinë rregullimin e shtegut për këmbësor, hapësira gjelbërimi, ndriçim publik, mure mbrojtëse dhe ura kaluese.

Rregullimi i shtratit të lumit Ibër do të kushtoj rreth 1.8 milionë euro, projekt që bashkëfinancohet nga Komuna e Mitrovicës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat