12 milionë euro për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë

Mitrovica

12 milionë euro për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim drejtorin e Departamentit të Sportit në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Iber Alaj, me të cilin kanë biseduar rreth projektit për renovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi përfaqësuesit nga MKRS-ja dhe hartuesit e projektit kanë prezantuar projektin madhor për renovimin e stadiumit “Adem Jashari”, i cili do të kushtojë mbi 12 milionë euro.

Projekti parasheh renovimin e tërësishëm të stadiumit, të ketë parking publik, parkingun për VIP, parkingun për media, park rekreativ, fushat tjera ndihmëse si dhe hapësirën për tifozët musafir.

Sipas drejtorit të Departamentit të Sportit, Iber Alaj, stadiumi “Adem Jashari” nga kategoria 2 do të kalojë në kategorinë e 4 sipas rregullores UEFA dhe FIDIC, duke mundësuar kështu Përfaqësueses tonë të zhvilloj ndeshje zyrtare dhe ndërkombëtare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat