Ka ndërruar jetë plaku 105 vjeçar Rrustem Kurti, personi më i moshuar jo vetëm në Mitrovicë mbase në gjithë Kosovën

Mitrovica

Ka ndërruar jetë plaku 105 vjeçar Rrustem Kurti, personi më i moshuar jo vetëm në Mitrovicë mbase në gjithë Kosovën

Nga: F.B Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 16:44
Rrustem Kurti

Me 5 nëntor pat mbushur plot 105 vjet, ndërsa sot dy javë më pas një sëmundje të shkurtër ka ndërruar jetë Rrustem Kurti nga Çabra me banim në Suhodoll të Mitrovicës.

Ndonëse kishte kaluar një shekull e 5 vjet, ata që e kanë njohur e takuar deri para ca ditëve e kujtojnë, më pamje që duket dukshëm më i ri , ishte shumë vital, me mendje të kthjelltë edhe shumë gazmor.

Ai përkundër vështirësive edhe vuajtjeve që i kishte sjell jeta, përjetimin e tri luftërave, ende mbahej mirë, ndonëse ka pas vete, periudha të gjata edhe të vështira të jetës, qoftë në familjen ku është rritur e burrëruar qoftë edhe situate nëpër të cilat ka kaluar populli ynë.

Ata që e kanë njohur e kujtojnë foton e tij, që nuk tregon as për së afërmi moshën shekullore, ka mjaftuar me e shikua në fytyrë, në qëndrim por edhe shikim e dëgjim, askush nuk mund të thotë se kemi të bëjmë me 105 vjeçar.

Fotoja dhe pamja e tij prej dhjetë dekada, fytyra e tij me fare pak rrudha, askush përveç ata që e kanë njohur,  nuk mund ta paramendojnë një njeri që përjetoi edhe Luftën e Parë Botërore, njeriun që ka agjëruar më se 90 muaj të shenjtë të Ramazanit,  apo faktin tjetër se`Rini-a’ si e kanë thirr bashkëfshatarët që më shumë se 77 vite ka nga biçikletën.

Ndonëse nuk ka statistika të sakta për jetëgjatësinë përkatësish personat që kanë mbushur nga një shekull edhe të dhëna rreth njerëzve më të moshuar në vendin tonë, padyshim Rrustem Kurti është në mesin e më të moshuarve për mos me thënë plaku më i vjetër i Kosovës , i lindur më 5 nëntor 1914 në fshatin Çabër.

“Rinia” si e kanë quajtur fqinjët edhe të afërmit që nga viti 1957 ka braktisur fshatin e lindjes Çabrën dhe është vendosur  në Suhodoll si para-lagje e qytetit të Mitrovicës me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punë, jetë edhe shkollim.

Baci Rrustem ka jetuar deri në momentin e vdekjes në mes Suhodollit ku ka shtëpi edhe qytetit të Hamburgut në Gjermani përkatësisht periferi të këtij qyteti ku jeton e punon djali i tij Dr. Arif Kurti.

Familjarët e Bacës Rrustem kanë shumë fjalë edhe këshilla që I ka bartur nga përvoja e tij e madhe jetësore, një ndër tregimet e tij ishte ai si kishte mashtruar serb[t gjatë luftës së pare botërore, duke ia marr kapelën një serbi dhe duke dal nga rreshti i të burgosurve shqiptarë që serbët po dërgonin në burgje.

Ata po ashtu tregojnë se janë përball edhe me problem me rastin udhëtimit të tij drejt Hamburgut dhe anasjelltas, pasi në aeroporte nuk i kanë besuar në moshën dhe vitalitetin e tij por edhe në sigurimin shëndetësor për shkak të moshës.

“Kemi pasur vazhdimisht probleme me rezervimin e biletave për aeroplan sepse askush nuk na besonte që një njeri plak kaq i moshuar është në gjendje që te fluturoj me aeroplan” thotë reja e bacës Rrustem, Atifetja.

Njeriu që ka përjetuar si fëmijë Luftën e Parë Botërore, ndërsa ishte pjesë edhe represalieve të Mbretërisë Jugosllave, përjetimeve edhe vuajtjeve të Luftës së Dytë Botërore por edhe i Luftës së Kosovës dhe çlirimit të vendit, ishte një enciklopedi e gjallë, pasi ka bartur shumë rrëfime edhe këshilla tek fqinjët edhe të afërmit.

Ai deri para pak ditëve kur ishte i sëmurë, në pyetjen rreth suksesit për jetëgjatësi shekullore, ka thënë se nuk ka ndonjë formulë për jetëgjatësi, puna e vazhdueshme dhe aktiviteti e kanë mbajtur vital, biçikleta e ka ndihmuar shumë pasi thuajse secilën ditë ka bërë qarkullim e kilometra me te.

Kur e pyesnim se ku qëndron fshehtësia e një jete të gjatë tregon futbollisti i njohur mitrovicas Xhevat Kurti që e ka bacën Rrustem axhë, ai na është përgjigjur shkurt edhe qartë: “Gjithmonë i angazhuar dhe i palodhshëm në punë, sepse 105 vjet nuk është lehtë të i numërosh e le pastaj të I jetosh në kushtet në të cilat ka jetuar populli ynë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat