Shënohet Dita Ndërkombëtare e personave me Aftësi të Kufizuar me debatin në temën “Aftësimi dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Mitrovicës”

Mitrovica

Shënohet Dita Ndërkombëtare e personave me Aftësi të Kufizuar me debatin në temën “Aftësimi dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Mitrovicës”

Nga: F.Beka Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 16:47
Pamje nga takimi

Në ambientet e Shoqatës Joqeveritare “Handikos” në Mitrovicë, me pjesëmarrje të zyrtarëve komunale, përfaqësuesve të OQJ-ve partnere nga qyteti i Mitrovicës dhe stafit të shoqatës në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara sot u organizua një debat mbi temën “Aftësimi dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara në Komunën e Mitrovicës”.

Pjesë e panelit të këtij debati ishin Myrvete Hasani, drejtoreshë e “Handikos Mitrovica”, Besmir Salihu, drejtor nga Zyra e Punësimit, Arif Kadriu, projekt-menagjer nga Caritas Kosova,.Hasime Tahiri, drejtoreshë nga OJQ Mundësia, .Murat Isufi ish-zyrtar nga Drejtoria e Mirëqenies Sociale; shefja e kabinetit të komunës së Mitrovicës Antigona Ibrahimi, por edhe pjesëmarrës të tjerë duke përfshirë drejtorin e shkollës fillore “Bedri Gjinaj”.Enis Kelmendi; përfaqësuesen nga QKMF Rukije Pllana; prind dhe anëtarë të Handikos.

Në diskutimet e zhvilluar por edhe në debatin me panelistët, u diskutua mbi sfidat dhe barrierat e punësimit të personave me aftësi të kufizuara; iniciativat nga OJQ-të dhe Zyra e Punësimit mbi punësimin e të rinjve me anë të praktikave disa mujore dhe fuqizimit të personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës.

Debati solli edhe disa rekomandime si: avokimi në biznese private mbi punësimin dhe sensibilizimin e tyre në legjislacionin i cili garanton të drejtën për punësim; krijimi i fondeve të veçanta për OJQ-të që punojnë me grupet e margjinalizuara në mbështetjen e tyre; vendosja e një përqindje për punësimin e personave me aftësi të kufizuara nga Zyra e Punësimit; zhvillimi dhe specifikimi i databazës ekzistuese i cili do të ndihmonte donatorët potencial në kontraktimin në punë/praktikë të personave me aftësi të kufizuara në bazë të aftësisë së tyre; vendosja e një teksti në fund në çdo konkurs publik i cili do të inkurajonte personat me aftësi të kufizuara të aplikojnë për atë pozitë; etj.

Përpos panelistëve edhe pjesëmarrësit e tjerë patën rastin të diskutojnë dhe të kyçen në bisedë. Disa nga rekomandimet e dala nga pjesëmarrësit e tjerë ishin: avokimi edhe tek bizneset private të vogla për punësimin e personave me aftësi të kufizuara; inkurajimi i personave me aftësi të kufizuara në aplikim në konkurset publike, etj.

Debati u karakterizua me një frymë të mirë bashkëpunuese dhe me një shpresë që situata e punësimit të personave me aftësi të kufizuara të përmirësohet dhe Ligjet të cilat garantojnë këtë të drejtë të zbatohen nga të gjithë.

Handikos Mitrovica do t’i merr parasysh seriozisht të gjitha rekomandimet e dala nga ky debat dhe do të mundohet të filloj bashkëpunimin më intensiv me Zyren e Punësimit; OJQ-të e tjera dhe do të avokoj tek bizneset private në sferën e punësimit.

Gjithashtu do të punohet seriozisht në aspektin e pasurimit dhe ripërtëritjes së databazës ekzistuese.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat