Gjimnazi "Frang Bardhi" mbajnë trajnim simulues për mbrojtje nga tërmetet

Mitrovica

Gjimnazi "Frang Bardhi" mbajnë trajnim simulues për mbrojtje nga tërmetet

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:32
Gjimnazi "Frang Bardhi" mbajnë trajnim simulues për mbrojtje nga tërmetet

Drejtori i Arsimit, Egzon Jashari, së bashku me zyrtarë komunal nga kjo drejtori, sot kanë ndjekur për së afërmi Demonstrimin e Planit të evakuimit në Gjimnazin “Frang Bardhi”, që kishte për qëllim ti përgatiste nxënësit se si të veprojnë në raste të tërmeteve.

Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe drejtoresha e kësaj shkolle, Zybede Gigolli Latifi, mësimdhënës, nxënës, zyrtarë policor, zjarrfikës si dhe stafi mjekësor nga QKMF-ja.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e gatishmërisë dhe zvogëlimit të rrezikut nga tërmetet në shkolla, me ç’ rast u realizua duke bërë evakuimin e nxënësve nga shkolla në oborr dhe trajtimin e atyre nxënësve që kanë mbetur brenda objektit shkollor.

Image

Me këtë rast drejtori Jashari, ka përgëzuar personelin e kësaj shkolle për këtë organizim, duke thënë se aktivitete të tilla janë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme, duke pas parasysh ngjarjet e fundit në vendet përreth.

“Mendoj që ky demonstrim i këtij plani sot paraqet një dëshmi praktike shumë të nevojshme se si duhet të veprohet në raste të fatkeqësive natyrore. Dukuri të tilla janë të paparashikueshme dhe ky veprim sot sado pak jep gjithashtu mesazh solidarizues me rastin e fundit që ka ndodhur në Shqipëri”, tha ndër të tjerash drejtori Jashari.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat