Drejtuesit e komunës nderuan me homazhe heroin e kombit Mehë Uka

Mitrovica

Drejtuesit e komunës nderuan me homazhe heroin e kombit Mehë Uka

Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 12:38
Drejtuesit e komunës nderuan me homazhe heroin e kombit Mehë Uka

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, kanë vendosur buqeta me lule të freskëta tek shtatorja e heroit të kombit, Mehë Uka, në sheshin e qytetit, me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij heroike.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri e ka vlerësuar lartë figurën e heroit Mehë Uka dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në luftë me okupatorin për çlirimin e vendit, deri në rënien heroike.

“Ne mitrovicasit përherë do të jemi krenarë që patëm një luftëtar e komandant të këtillë”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat