Nora Saraçi ka nevojë për ndihmën e secilit njeri human në qytetin e Mitrovicës dhe Kosovës

Mitrovica

Nora Saraçi ka nevojë për ndihmën e secilit njeri human në qytetin e Mitrovicës dhe Kosovës

Nga: F.B Më: 7 janar 2020 Në ora: 16:54
Nora Saraçi

Ditë më parë Nora Saraçi 27 vjeç është diagnostifikuar me sëmundjen e Leukimisë akute AML., ajo aktualisht është duke u trajtuar  në Spitalin  “Medical Park Goztepe” në Stam boll të Tuqisë.

Bazuar në ekzaminimet mjekësore nga profesionistët turq në këtë spital, trajtimi për lehtësimin dhe shërimin e gjendjes së rëndë shëndetësore të mitrovicases Saraçi ka një kosto shumë të lartë që arrin vlerën rreth 200 mijë euro.

Familja Saraçi që njihet jo vetëm në Mitrovicë por edhe në Kosovë e regjion si familje e shahistëve të shumtë, që është traditë familjare, prej nga ka prejardhjen e kampioni i shumëfishtë i Kosovës, fituesi shumë Kupave dhe turneve por edhe mjeshtri ndërkombëtar Nderim Saraçi, nuk ka mundësi të mbulimit të kësaj kosto, andaj kërkon mbështetje nga secili njeri i vullnetit të mirë.

Vëllau i Norës, Nderim Saraçi mjeshtri internacional i shahut dhe kampioni i shumëfishtë i Kosovës ka bërë ftesë publike tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, që të ndihmojnë në shërimin e Norës duke theksuar se “Çdo cent i juaji mund të thotë jetë edhe shërim për Noren”.

Familja është duke u përpjekur që të mbështes shërimin e Norës me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë që ka, mirëpo bazuar në koston e lartë të ndërhyrjes dhe shërimit, shpreh besimin se do mbështetet nga humanistët dhe do siguroj mjetet e nevojshme për shërimin e Nores.

Aktualisht sipas familjes, Nora ka nis trajtimin dhe përkujdesjen për përgatitjen për fillimin e terapisë së plotë dhe shpresohet shumë në krijuesin se do i jap shëndet e shërim.

Njerëz dhe humanistë anekënd vendit dhe jashtë vendit, bashkohuni në përpjekjen tonë për shërimin e motrës dhe bijës sonë Nora Saraçi – Nëse bashkohemi të gjithë , ne mund të bëjmë shumë dhe më të mirën për Noren.

Kontribuoni:

Dërgo  SMS me tekstin NORA në numrin 55551 dhe vlerën 1 euro

Llogaria bankare në emrin e Nderim Saraçi (vëllau i Norës):

BKT : 1903002515021149

IBAN: XKO5

SWIFT CODE : NCBAXKPR

Numri i telefonit:  +38345892438.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat