Komuna e Mitrovicës përmbyll vitin 2019 pa asnjë vrasje

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës përmbyll vitin 2019 pa asnjë vrasje

Më: 9 janar 2020 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë ka prezantuar raportin e punës për vitin 2019.

Viti 2019 sipas kësaj Drejtorie ka shënuar rënie të përgjithshme të incidenteve dhe rasteve të tjera penale.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetari i komunës, AgimBahtiri, kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, drejtoresha Rajonale e Policisë, nënkolonel Afërdita Mikullovci, komandanti i Stacionit Policor në Jug, Ahmet Xhosha, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Policisë.

Drejtoria Rajonale në Mitrovicë, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Mitrovicës për një bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërgjegjësim, gjë që ka reflektuar që gjatë vitit 2019 të mos kemi asnjë vrasje. Një bashkëpunim i tillë do të mbetet udhëtim i përbashkët me qytetarët edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat