Babai nga Mitrovica e gjen vajzën që i ishte zhdukur: Thotë se e sulmuan seksualisht

Mitrovica

Babai nga Mitrovica e gjen vajzën që i ishte zhdukur: Thotë se e sulmuan seksualisht

Më: 15 janar 2020 Në ora: 10:28
Ilustrim

Është gjetur vajza e mitur nga Mitrovica e cila u raportua si e zhdukur rreth dy ditë më parë. Viktimën e ka gjetur babai i saj, ndërsa në polici ai ka thënë se e bija i është sulmuar seksualisht.

Policia përmes raportit 24 orësh njofton se vajza është sjellur në stacionin policor nga baabi i saj, gjatë ditës së djeshme.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se viktima (e mitur), me datën e lartcekur ka dalë nga shtëpia dhe me 14 .01.2020  vajza është gjetur nga prindi i saj dhe është sjell në stacion policor. Lidhur me rastin është njoftuar Qendra për Pune Sociale”, thuhet në raportin e policisë.

Ndryshe, personi në fjalë para dy ditësh kishte raportuar në polici se vajza e tij ka dalur nga shtëpia rreth orës 06:00 dhe nuk është kthyer më.

“Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, u tha nga policia.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat