44 shtëpi do të ndërtohen për familjet në nevojë në Mitrovicë - Bota Sot
44 shtëpi do të ndërtohen për familjet në nevojë në Mitrovicë

Mitrovica

44 shtëpi do të ndërtohen për familjet në nevojë në Mitrovicë

Nga: A.SH Më: 20 janar 2020 Në ora: 20:26
Agim Bahtiri

Në komunën e Mitrovicës, vihet gurthemeli për ndërtimin e 44 shtëpive për familjet në nevojë.

Këtë e bëri të ditur Agim Bahtiri, i cili përmes një shkrimi tregon se, në bashkëpunim me organizatën “Qatar Charity”, do të ndërtojnë 44 shtëpi për famijet nevojtare.

Postimi në Facebook:

•Vihet gurthemeli për ndërtimin 44 shtëpive për familjet në nevojë•

Së bashku me drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, Muhamoud Abbas Shkaer, kam vënë sot gurthemelin për ndërtimin e 44 shtëpive, një shkolle, një shtëpie të shëndetit, katër lokaleve afariste, një objekti të destinuar për shfrytëzim nga “Qatar Charity” dhe një xhamie për familjet në nevojë, në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Falënderoj përfaqësuesit e “Qatar Charity” për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Komunës së Mitrovicës, duke sjellë projekte madhore në sektorë të ndryshëm, për të përmirësuar cilësinë e jetesës së qytetarëve tanë. Ky projekt bashkëfinancohet nga Komuna e Mitrovicës dhe organizata “Qatar Charity”.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat