Mijëra serbë morën pjesë në marshimin nga Zveçani deri në Mitrovicë në shenjë mbështetje SPC në Malin e Zi

Mitrovica

Mijëra serbë morën pjesë në marshimin nga Zveçani deri në Mitrovicë në shenjë mbështetje SPC në Malin e Zi

Nga: F. B. Më: 29 janar 2020 Në ora: 21:57
Marshimi

Mijëra njerëz nga veriu i Kosovës dhe vendet tjera kanë marr pjesë në marshimin nga Zveçani në Mitrovicë në shenjë mbështetje të Mitropolisë malazezo-bregdetare dhe besimtarëve të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, shkruan “Danas”, transmeton “Bota Sot”.

Pas shërbimit fetar në Kishën “Sveti Gjorgje” në Zveçan, kolona me qytetarë të udhëhequr nga Vlladika i Rashkës-Prizrenit Teodosije janë nisur drejtë Mitrovicës dhe pjesëmarrësit në marshim kanë bartur ikona të shenjtëve, flamuj trengjyrësh dhe transparente me mbishkrimin” Nuk i japim objektet e shenjta” dhe “mbështetje popullit edhe kishës në Malin e Zi”.

Të pranishmëve para manastirit “Sveti Dimitrije” në Mitrovicë iu drejtua Tedosije duke njoftuar se tubimi u organizua si shenjë mbështetje arhierisë, klerit dhe popullit besimtar të Malit të Zi.

„ Objekte e shenjta kudo qofshin në Malin e a Zi apo këtu në Kosovë përbëjnë ndriçuesin që në errësirë na tregojnë rrugën, kush jemi, kush ishim dhe si duhet te mbetemi. Derisa janë objektet e shenjta do të jemi edhe ne, derisa na të jemi do jenë edhe objektet. Nga këtu dërgojmë porosi se asnjë gjë kalimtare nuk na ndan as nuk na përlan”, tha Teodosije.

Nga tubimi iu dërgua pushtetit në Malin e Zi kërkesa për tërheqje të ligjit dhe “dëgjimin e zërit të popullit që është i vendosur që mos të jap objektet e shenjta “.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Malit të Zi Andrija Mandiç për Tv Most ka falënderuar pjesëmarrësit dhe mbështetjen e dërguar në emër të popullit serb në Malin e Zi që sot gjenden akoma në rrugët e qyteteve malazeze.

„Ju faleminderit vëllezër serbë nga Kosova, pjesës më të mirë të popullit tonë, që përkundër vuajtjeve dhe problemeve që keni dolët të na mbështesni ne në Malin e Zi” tha Mandiç.

Organizimi i tubimit është mbështetur nga autobusët dhe taksitë nga Mitrovica që kanë bartur pa para pjesëmarrësit, ndërsa tubimi është siguruar nga policia dhe nuk kishte incidente.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat