Bahtiri takohet me këshillin protestues të “Trepçës”

Mitrovica

Bahtiri takohet me këshillin protestues të “Trepçës”

Më: 5 mars 2020 Në ora: 12:04
Pamje nga takimi

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në një takim përfaqësuesit nga Këshilli Protestues i “Trepçë” në krye me Arsim Musën.

Në këtë takim, këshilli protestues kanë njoftuar Bahtirin, lidhur me pakënaqësitë e tyre me procesin e fundit të punësimit në këtë ndërmarrje, si dhe hapat e mëtutjeshëm të cilët ata do t’i ndërmarrin.

Arsim Musa, në emër të këshillit protestues ka bërë të ditur se pas realizimit të kërkesës së tyre për shkarkimin e bordit të kësaj ndërmarrje, nga Qeveria e Kosovës, ata do të vazhdojnë me protesta deri në plotësimin edhe të dy kërkesave, anulimin e konkursit, duke mos përfshirë fëmijët e ish- minatorëve si dhe shkarkimin e menaxhmentit.

Ndërsa Bahtiri, pasi dëgjoi pakënaqësitë e tyre i njoftoi ata se Qeveria e Kosovës nesër do të formojë një bord mbikëqyrës të përkohshëm në ndërmarrjen “Trepça”, i cili do të merret me vlerësimin dhe shqyrtimin e këtij konkursi në bazë të procedurave ligjore.

Po ashtu, Bahtiri pas paralajmërimit të protestës së dhunshme nga këshilli protestues, kërkoi që protesta e nesërme të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa probleme, duke u fokusuar vetëm tek trajtimi i kërkesave të tyre.

Me këtë rast këshilli protestues u dakorduan që protesta e cila do të mbahet nesër para objektit të menaxhmentit të “Trepçës” të jetë e qetë, ku do të mblidhen nënshkrimet e personave protestues, për t’iu drejtuar me një peticion Inspektoratit të Punës lidhur me ankesat e tyre.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat