Mobilizohet komuna e Mitrovicës, merr më shumë masa parandaluese rreth koronavirusit

Mitrovica

Mobilizohet komuna e Mitrovicës, merr më shumë masa parandaluese rreth koronavirusit

Më: 15 mars 2020 Në ora: 17:02
Mobilizohet komuna e Mitrovicës, merr më shumë masa parandaluese rreth koronavirusit

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Mujka sot kanë mbajtur mbledhje urgjente me Bordin e Drejtorëve, ku i pranishëm ishte edhe komandanti i Stacionit Policor në Jug, Ahmet Xhosha.

Në këtë mbledhje kryetari Bahtiri ka kërkuar nga drejtorët komunal që të zbatojnë të gjitha masat e kërkuara nga niveli qendror, dhe ato që dalin nga mbledhja urgjente e Bordit të Ekzekutivit.Me këtë rast, kryetari Bahtiri në bashkëpunim me Bordin e Drejtorëve ka ndërmarrë këto vendime;

1. Reduktimin e stafit komunal nga secila drejtori përkatëse.2. Mbylljen e të gjitha hoteleve dhe moteleve që veprojnë në qytetin e Mitrovicës.3. Mbylljen e Gjellëtoreve, Qebaptoreve, Byrektoreve dhe Fast Food.

4. Të bëhet çdo ditë pastrimi dhe larja e sheshit, rrugëve të qytetit si dhe hapësirat përgjatë Liqenit Akumulues.5. Dezinfektimi i të gjitha objekteve të hapësirave publike dhe ndërmarrjeve publike.

Gjatë kësaj mbledhje është bërë edhe përcaktimi i dy objekteve për raste emergjente; Qendrën Multifunksionale “Omni Sport” dhe Palestrën Sportive “Minatori”, lidhur me trajtimin e personave eventual të dyshuar me këtë virus.Kryetari Bahtiri potencon se Komuna e Mitrovicës është e gatshme të bashkëpunoj me nivelin qendror për çdo masë parandaluese, e cila ndërmerret nga Qeveria e Kosovës, njëkohësisht kërkon nga ta të ndahen mjete për shërbime të domosdoshme nëpër komuna.Po ashtu kryetari Bahtiri njofton se nesër duke filluar nga ora 09;00, do të takohet me operatorët e taksive që veprojnë në qytetin e Mitrovicës, për të shqyrtuar mundësinë e një vendimi me ta.Në fund kryetari Bahtiri bën apel tek të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës që të mos vizitojnë këto ditë komunën, vetëm në rast të kërkesës për shërbime të domosdoshme komunale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat