Dhurohen 10 mijë kg miell për familjet në nevojë të Mitrovicës

Mitrovica

Dhurohen 10 mijë kg miell për familjet në nevojë të Mitrovicës

Më: 28 mars 2020 Në ora: 16:37
Mitrovicë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka marrë pjesë në shpërndarjen e miellit për familjet në nevojë të Mitrovicës, donacion ky i dhuruar nga Fondacioni “Firdeus” me rreth 10 mijë kg miell, pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Kryetari Bahtiri ka falënderuar fondacionin “Firdeus” për dhurimin e këtij donacioni, duke thënë se është shumë i nevojshëm në këtë kohë pandemie, dhe se do të ndihmoj që sadopak t’ua përmbush nevojat e familjeve me asistencë sociale.

Po ashtu kryetari Bahtiri potencon se mbështetja për familjet në gjendje të vështirë ekonomike do të vazhdoj edhe në të ardhmen, dhe se komuna nga donatorët e ndryshëm është duke kërkuar që të ketë ndihma të ndryshme në vazhdimësi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat