Labinot Tahiri dhuron 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë

Mitrovica

Labinot Tahiri dhuron 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 17:32
Labinot Tahiri dhe Agim Bahtiri

Kryetari i komunë së Mitrovicës, Agim Bahtiri, sot ka pritur në takim Labinot Tahirin, drejtues i Fondacionit “Labinot Tahiri”, i cili ka sjellë një donacion me pako ushqimore në vlerë prej 5 mijë eurosh për familjet me asistencë sociale në këtë komunë.

Donacioni në fjalë përfshin gjithsej 200 pako ushqimore, me ç’ rast përzgjedhja e familjeve me nevojë sociale do të bëhet nga Drejtoria për Mirëqenie Sociale.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri falënderoi përzemërsisht drejtuesin e këtij Fondacioni, Labinot Tahirin, për punën e palodhshme për t’u dalë në ndihmë familjeve në nevojë, duke thënë se falë angazhimit të tyre po arrijnë sado pak të kontribuojnë në zbutjen e gjendjes së vështirë socio-ekonomike në Komunën e Mitrovicës.

Gjithashtu, duke e parë gjendjen e krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19 në pjesën veriore të Mitrovicës,  Bahtiri tha se 100 pako ushqimore do të ndahen për banorët shqiptarë në atë pjesë, pasi që kanë me të vërtetë nevojë të ndihmohen në këtë situatë emergjente, dhe se komuna po bën përpjekje maksimale që t’i mbështesë në forma të ndryshme, me qëllim që atyre t’ua lehtësojë jetën.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat