Veriu i Mitrovicës prej sot në karantinë - Bota Sot
Veriu i Mitrovicës prej sot në karantinë

Mitrovica

Veriu i Mitrovicës prej sot në karantinë

Më: 3 prill 2020 Në ora: 19:12
Veriu i Mitrovicës

Për shkak të rasteve më të reja të infektimit të qytetarëve me koronavirus, shtabi i krizës në veri të Mitrovicës ka shpallur sot të karantinuar këtë qytet.

Burime të medias brenda këtij shtabi kanë bërë të ditur se ky vendim ka hyrë në fuqi nga sot në ora 18:00 dhe do të zgjasë deri në një kohë të pacaktuar.

"Kjo nënkupton se asnjë qytetar nuk mund të hyjë dhe as të dalë nga kjo komunë, ndërsa përjashtim bëjnë rastet emergjente", kanë thënë këto burime.

Ndryshe, numri i të infektuarve me këtë virus në veri të Mitrovicës aktualisht është 11 persona, ndërsa gjatë ditës janë parë radhë të gjata të qytetarëve para qendrave mjekësore, për të bërë analizat rreth testit për koronavirus.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat