Sekretarja e OJQ “Zëri i Prindërve” qep dhe fal maska për familjarët e personave të pagjetur

Mitrovica

Sekretarja e OJQ “Zëri i Prindërve” qep dhe fal maska për familjarët e personave të pagjetur

Nga: F.B Më: 5 prill 2020 Në ora: 16:48
Maskat e qepura

Në kohën e pandemisë globale që ka përfshirë edhe vendin tonë, ku ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik janë duke bërë ftesë qytetarëve që të qëndrojnë brenda dhe ku ka kohe që ka mungesa të mjeteve të domosdoshme mbrojtëse si dorezat edhe maskat, shumë rrobaqepës kanë sfiduar që të prodhojnë maska dhe të kontribuojnë në luftimin e përbashkët kundër përhapjes së saj.

Një ndër këta rrobaqepës që ka ditë që punën kryesore ka prerjen dhe qepjen e maskave mbrojtëse është edhe sekretarja e OJQ “Zëri i prindërve” në Mitrovicë , Xhyla Haziri e cila deri më sot ka qepur rreth 250 maska dhe që të gjitha i ka dhuruar, fillimisht për familjarët e personave te pagjetur ndërsa më pas edhe fëmijëve që ka takuar përreth objektit ku është selia e shoqatës.

Këto maska ajo i ka shpërndarë në secilën familje , duke iu bërë vizita edhe duke iu dhuruar maska, mirëpo disa i ka shpërndarë edhe me rastin e ndarjes së një sasie mielli që disa humanistë që vazhdimisht ndihmojnë shoqatën edhe familjarët dhe të cilët nuk duan të identifikohen pasi këtë e bëjnë vetëm për Zotin.

Image

Xhyla që punon nga pak edhe si rrobaqepëse për ata që kanë nevojë, shprehet se këtë punë e ka nisur rastësisht duke parë mungesën e madhe të maskave në barnatore dhe kërkesat e mëdha nga qytetarët, fillimisht e kishte ma të vështirë ndërsa tash nuk e ka problem për të qepur një maskë.

Ajo premton se do vazhdoj të qep maska edhe në të ardhmen varësisht nga nevoja edhe mundësia që ka, ndonëse është për të u habitur fakti se pas nisjes së kësaj pune tregtarët i kanë rritur çmimet por kjo nuk e pengon në këtë punë humanitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat