Qytetari nga Mitrovica e Veriut: Këtu po respektohen urdhrat e Kosovës, turp ju qoftë për trillimet - Bota Sot
Qytetari nga Mitrovica e Veriut: Këtu po respektohen urdhrat e Kosovës, turp ju qoftë për trillimet

Mitrovica

Qytetari nga Mitrovica e Veriut: Këtu po respektohen urdhrat e Kosovës, turp ju qoftë për trillimet

Më: 6 prill 2020 Në ora: 17:03
Ilustrim

Kohëve të fundit kur u konfirmuan edhe rastet e para me koronavirusin e ri në veriun e Kosovës, dolën edhe disa lajme për gjendje jo stabile atje.

Madje edhe politikanë të ndryshëm thanë që në atë vend po pyetet Serbia, derisa shtuan që edhe karantinimi u bë me urdhër të Qeverisë serbe.

Por, njëjtë nuk po mendon një qytetar i cili jeton në Mitrovicën e Veriut.

Gani Haziri, i intervistuar, po thotë që nuk janë aspak të vërteta pretendimet që atje situata po menaxhohet me urdhëra të shtetit serb dhe me vendime të tyre.

“Unë jam këtu në qendër të qytetit, banesën e kam, këtu jam ton kohën”, ka thënë Haziri.

“Kam dal, në atë kohën kur është thanë për me dal, e këto janë shërbimet që kanë qëndruar 20 vite e kanë mbajt pushtetin, çka banën ata për 20 vjet, këtu kurrfarë dallimi nuk ka, shumë mirë është ba që janë marrë këto masa, janë në koordinim me qeverinë tonë, probleme nuk ka aspak, këta të Serbisë nuk duken veç policisë tonë, a ka shqiptar a s’ka nuk e di, po Policia me hartën e Kosovës është këtu”, ka thënë Haziri.

Majde, Haziri thotë që është i mllefosur me shumë politikanë, sidomos me deklaratat e fundit të tyre që i bën për këtë pjesë.

“Kom mujtë me dal, sipas Kosovës kemi dal, krejt çka po flasin ata, po flasin po trillojnë qifti i Memli Krasniqit, ku i ka hije me i fol këto fjalë, unë i kam 72 vjet, e tash gjenerata e re, duhet me ja u pranu, sikur AAK që dha propozim me dhanë pare, pse nuk na dha Ramushi neve qe jemi simbolik numër e tash kur ranë prej pushteti kishe po flasim”.

“Gjendja në veri është normal, po tash edhe atje si në Gjilan, si në Podujevë, si gjithkund, i kanë masat, komuna i ka autoritetin e vet, në dasëm janë helmu e tash ma mirë me u hi në karantinë e mos me dal në jug e me përcjell anej koronavirus”.

Haziri në këtë intervistë për inFokus ka thënë që jeton njëjtë në këtë pjesë ashtu sikur edhe viteve të kaluara derisa tregon edhe për një moment që pati me Policinë këto ditë.

“Mu nuk më ka ra rasti me shku në spital tash, është numri i telefonit tek këta, e mundemi me u lajmëru edhe në polici të Kosovës, nuk me ka ra rasti nuk mundem me thanë drejtpërdrejt, por para disa dite erdha, kur thojshin orë policore, erdha prej jugut, një polic mu lajmëru me tha që nuk ban fort me u shëtit, më përcjellën deri te banesa e krejt në rregull, këta më kanë thanë ska të bëj kurgja me Serbinë, kurrfarë ere e Serbisë nuk po vjen, kurrfarë dallimi nuk ka si me thanë u kanë ma mirë se qitash. Për momentin nuk ka kurrfarë ndyrshime si para 5 vjete ose 10 vjete. Çdo shqiptar që jeton këndej e din që nuk ka rrezik për momentin kurgja”, ka përfunduar Haziri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat