Komuna e Mitrovicës ndihmoi me pako ushqimore banorët e lagjes së Boshnjakëve

Mitrovica

Komuna e Mitrovicës ndihmoi me pako ushqimore banorët e lagjes së Boshnjakëve

Nga: F.B Më: 9 prill 2020 Në ora: 17:35
Foto

Komuna e Mitrovicës ka bërë shpërndarjen e miellit dhe pakove ushqimore me artikujt e domosdoshëm ushqimor për 44 familje shqiptare që jetojnë në lagjen e boshnjakëve, ndërkohë që shpërndarja e pakove ushqimore është bërë nga Këshilli i ri i lagjes.

Këshilli ka qenë shumë aktiv dhe ka identifikuar të gjitha familjet që nuk kanë marr asnjë lloj pako ushqimore si mbështetje pa vendosjes së veriut të Mitrovicës edhe lagjes së boshnjakëve në karantinë si shkak i përhapjes dhe daljes pozitiv të qytetarëve të kësaj pjese të Kosovës.

Në po këtë lagje edhe para ca dite ka pasur shpërndarje të miellit dhe pakove ushqimore me artikuj të domosdoshëm po nga Kuvendi komunal i Mitrovicë, ku patën marr pako qytetarë nga të gjitha nacionalitetet, përfshirë e serbë.

“Këshilli i Lagjes se Boshnjakeve i falënderon organet lokale ne jug për mbështetjen me miell dhe ndihma ushqimore që ka shpërndarë sot me ç’rast është përmbushur numri i përgjithshëm ( përfshirë edhe ata që nuk kane marr me herët pako ushqimor)” ka thënë në emër të Këshillit Fevzi Beqiri.

Sipas Beqirit aksioni i sotshëm i shpërndarjes së miellit edhe pakos me artikuj ushqimor është shumë me rëndësi për banorët e kësaj lagje, pasi ka dimensionin e mbështetjes morale për këtë lagje por edhe në zbutjen e gjendjes ekonomike, në kushtet e vështira që kalon vendi pas përhapjes së virusit Corona edhe në vend tonë.

“Secila familje është mirënjohëse për mbështetjen jo vetëm në aspektin humanitar por edhe mbështetjen moral që marrim nga institucionet e Kosovës në vazhdimin e përballjes me epideminë e virusit por edhe në ruajtjen e pragjeve të shtëpive përkatësisht kundërshtimin e synimit shekullor serb për ndryshim të strukturës etnike të banorëve në këtë pjesë” ka thënë kreu i Këshillit të Lagjes së Boshnjakëve. Fevzi Beqiri.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat