Digjet ferma me 23 krerë lopë në Mitrovicë

Mitrovica

Digjet ferma me 23 krerë lopë në Mitrovicë

Më: 10 prill 2020 Në ora: 21:54
Mitrovicë.

23 krerë lopë u dogjën për së gjalli nga zjarri që përfshiu një fermë në Mitrovicë.

Veç lopëve, brenda stallës kishte edhe gjallesa tjera të cilat e kishin të njëjtin fat.

Fermerët tregojnë se e gjithë ngjarja ndodhi për 15 minuta, dhe se policia e Kosovës po e heton arsyet e zjarrit.

U deshën pesëmbëdhjetë minuta që të digjet pothuajse gjithçka që ata zotëronin.

Shumë krerë të lopëve në fermën e familjes Franca ngordhën pasi u përfshinë nga flaka mbrëmjen e së enjtes, në Mitrovicë.

Të parët që kishin vërejtur zjarrin ishin disa fëmijë.

Por kur pronarët e morën vesh, ishte shumë vonë për të shpëtuar lopët dhe gjallesat tjera që po qëndronin brenda.

Madje në përpjekje për t’i shpëtuar, mbeti edhe dikush i lënduar.

Franca thotë që nuk kishin pasur asnjëherë problem të kësaj natyre, ndërkohë që dyshon se shkaktar ka qenë energjia elektrike.

Të njëjtit kërkojnë ndihmë nga shteti për t’u rimëkëmbur.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar rastin dhe thanë se janë duke hetuar arsyet e zjarrit.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat