Bahtiri i kërkon ministrit Vitia ta marrë urgjent këtë vendim për Mitrovicën - Bota Sot
Bahtiri i kërkon ministrit Vitia ta marrë urgjent këtë vendim për Mitrovicën

Mitrovica

Bahtiri i kërkon ministrit Vitia ta marrë urgjent këtë vendim për Mitrovicën

Nga: A.Zh Më: 12 prill 2020 Në ora: 12:16
Pamje nga mbledhja në Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri ka kërkuar urgjentisht nga Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia që të merr vendimin për futjen e kësaj komune në karantinë, përcjell Bota sot.

Bahtiri ka thënë se nga 11 raste prej Mitrovicës që janë dërguan dje për testim nga koronavirusi, të gjitha kanë rezultuar negative.

Por, sipas tij, masa duhet të merret për ta mbrojtur më shumë këtë qytet.

Postimi i Bahtirit në Facebook:

Nga 11 raste prej Mitrovicës që janë derguan dje për testim nga koronavirusi COVID-19, fatmirësisht të gjitha kanë rezultuar negativ. Pas Vushtrrisë, Zveçanit, komunës veriore të Mitrovicës, nga dje Mitrovica jugut kufizohet edhe me e Skenderajn si të komunë ku janë evidentuar raste me COVID-19.

Për shkak të kësaj situate që gjendemi të rrethuara me komuna ku ka shumë raste me COVID-19, për ta mbrojtur edhe më shumë qytetin tonë kërkoj urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Shëndetisë, z. Arben Vitia që të merr vendim për ta aplikuar masën e karantinimit edhe për qytetin e Mitrovicës.

I lus qytetarët e Mitrovicës të qendrojnë të qetë në shtëpitë e tyre dhe t'i zbatojnë me përpikmëri udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Panik Jo, Kujdes Po! #Rrinshpi

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat