Ndonëse kishin ndërmarr masat sikurse çdo vit për shënimin e Ditës së personave të pagjeturve në komunën e Mitrovicës, duke siguruar kurora lule për kompleksin e varrezat e dëshmorëve dhe muzeun e viktimave të lagjes së Boshnjakëve.
Shoqata e personave të pagjetur “Zëri i prindërve” për çdo vit me rastin e 15 prillit Ditës së Personave të Pagjeturve organizon homazhe dhe vendosje të kurorave me lule në varrezat e dëshmorëve dhe viktimave civile si dhe në muzeun në lagjen e Boshshnjakve.
Si dihet pikërisht me 15 prill 1999 në shtëpinë ku pritet të ndërtohet muzeu i viktimave forcat paramilitare edhe ushtarake-policore serbe kanë vrarë 22 persona të moshave edhe gjinive të ndryshme, në mesin e të cikleve ndodhen edhe dy të pagjetur.
Bajram Qerkini kryetar i shoqatës theksoi se është hera e parë që sivjet për shkak të pandemisë së virusit Corona dhe duke respektuar masat e vendosura për ndalimin e tubimeve edhe mbajtjes së distancës sociale, nuk do të mundemi të realizojmë programin e përcaktuar së bashku me familjarët e personave të pagjetur.
Ai theksoi se moto e shënimit të sivjetshëm të Ditës së personave të pagjetur të komunës së Mitrovicës është: “Me lot në sy dhe gojën e mbyllur i kujtojmë martirët e kombit – Lavdi”.
Bajram Qerkini dhe sekretarja e shoqatës Xhyla Haziri shpresojnë se kjo do të jetë hera e fundit që kjo ditë me rëndësi për personat e pagjetur të mos mund të shënohet në mënyrën si duhet dhe meriton kjo .