Këshilli i lagjes së Boshnjakëve do të hap Qendër emergjente

Mitrovica

Këshilli i lagjes së Boshnjakëve do të hap Qendër emergjente

Nga: F.B Më: 14 prill 2020 Në ora: 19:24
Ilustrim

Ka vetëm pak kohë që është ri-krijuar si këshill i lagjes me emra edhe aktivistë të dalluar të lagjes dhe bazuar në thënien e urtë popullore “Dita e mirë shihet në mëngjes”, atëherë për qytetarët e lagjes së boshnjakëve mund të priten iniciativa edhe rezultate në të mirë të mbrojtjes dhe mirëqenies së tyre.

Në të vërtetë duke parë situatën ku shqiptarët dhe komunitetet tjera kanë mbetur si “peshku pa ujë” mes institucioneve të kontrolluara nga serbët që pak e hiq kujdesën për qytetarët tjerë në përjashtim të serbëve dhe shqiptarëve këndej Ibrit që ndihmojnë edhe pse jo sa ka nevojë, këshilli ka siguruar një hapësirë për një qendër emergjente shëndetësore gjatë kohës së rrezikut nga pandemia e virusit Corona.

Kështu sot në emër të Këshillit për mitrovicatoppres ka njoftuar kreu i këtij këshilli Fevzi Beqiri që ka shtuar se “ Këshilli i lagjes se boshnjakëve ka marrë iniciativë për krijimin e një qendre emergjente në lagje në mënyrë që të ju ofrohen mbështetja dhe ndihma qytetarëve të kësaj lagje”.

Me këtë rast Këshilli ka shprehur mirënjohje dhe ka falënderuar Bislim Fejzën pronar i objektit ish-zyra administrative, që na ka mundësuar të shfrytëzojmë pa pagesë këtë objekt deri në përfundim të situatës së krijuar nga virusi covid19.

Beqiri në emër të këshillit ka fol fjalë mirënjohëse edhe për Drejtorinë e Shëndetësisë së Kuvendit Komunal të Mitrovicës për kontributin dhe sigurimin e ekipit mjekësor në mënyrë që të ju ofrohet trajtim edhe shërbim qytetarëve të kësaj lagje.

Këshilli i lagjes po ashtu ka falënderuar numrin e madh të vullnetarëve që ndihmuan në përgatitjen, dezinfektimin dhe kontributin në krijimin e kushteve për punë në këtë qendër shëndetësore emergjente.

Ditë më parë me kërkesën dhe iniciativën e Këshillit janë siguruar edhe nj sasi e pakove ushqimore emergjente për banorët e lagjes së boshnjakëve që për shkak të rasteve pozitive me virus është në karantinë tash e një javë.

Duhet konstatuar se për fat në pjesën matanë Ibrit në veriun e Mitrovicës ende nuk ka ansjë të prekur nga komunitetet apo shqiptarët, mbi 25 të prekurit janë pjesëtarë të komunitetit serb, prej të cilëve një ka vdekur.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat