​Pesë vetura zyrtare të Komunës së Mitrovicës tani në shërbim të Policisë së Kosovës

Mitrovica

​Pesë vetura zyrtare të Komunës së Mitrovicës tani në shërbim të Policisë së Kosovës

Më: 16 prill 2020 Në ora: 15:37
Agim Bahtiri

Komuna e Mitrovicës i ka dhënë në shfrytëzim pesë vetura zyrtare për Policinë e Kosovës, për të menaxhuar situatën e krijuar nga Covid-19.

Në njoftimin e kësaj komune thuhet veturat i janë dhënë stacionit policor në Mitrovicë me qëllim të lehtësimit të punës në përcjelljen dhe monitorimin e gjendjes në teren.

Tutje, në komunikatë thuhet se PK po kryen një punë të shkëlqyeshme në menaxhimin e situatës në këtë periudhë të pandemisë.

“Edhe njëherë shpreh mirënjohjen time dhe në emër të qytetarëve për punën tuaj të suksesshme që po bëni dhe për bashkëpunimin e ndërsjellët, të cilët në këto ditë të pandemisë po punojnë edhe me orare të zgjatura për të garantuar sigurinë e qytetarëve”, citohet të ketë thënë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat