Operohet me sukses në Turqi 10-vjeçarja nga Mitrovica

Mitrovica

Operohet me sukses në Turqi 10-vjeçarja nga Mitrovica

Më: 16 prill 2020 Në ora: 19:06
Fatime Ademi

Ka përfunduar me sukses operacionin në Turqi 10-vjeçarja nga Mitrovica.

10-vjeçarja nga Mitrovica, Fatime Ademi, e ka përfunduar me sukses operacionin e zemrës në Turqi.

Ademi, për shkak të një infeksioni joshërues dhe operacionit që ka ndodhur, ishte mbajtur gjallë artificialisht dhe zemra e saj ishte e dobët dhe nuk funksiononte më.

Familja e saj kishte kërkuar ndihmë për 10-vjeçaren pasi që i nevojiteshin 100 mijë euro dhe kishin kohë vetëm edhe sot që ajo të kryente këtë ndërhyrje.

“Jepi zë”, bën me dije se tashmë Fatimja e ka kryer me sukses operacionin e saj në Turqi, pasi në Kosovë nuk ishte e mundur për arsye të ndryshme dhe shteti nuk paguan ndonjë trajtim të mëtejshëm.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat