Bahtiri: Në Mitrovicë nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus

Mitrovica

Bahtiri: Në Mitrovicë nuk ka asnjë të infektuar me koronavirus

Nga: A.SH Më: 19 prill 2020 Në ora: 20:34
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka bërë të ditur se nga 5 mostrat e marra në Mitrovicë, të gjitha kanë dalë negative.

Siças tij, kjo meritë nuk është e askujt tjetër më shumë përveç se e qytetarëve.

Njoftimi në Facebook:

Nuk ka lajm më të mirë për mua se të gjithë të dyshuarit me COVID-19 në qytetin e Mitrovicës janë testuar dhe të gjithë kanë dalur NEGATIV. Dje 8 mostra të marra, ndersa sot edhe 5, gjithësejt 13 sosh NEGATIVE.

Kjo meritë nuk është e askujt tjetër më shumë të dashur qytetarë, përveç se e juaja. Ashtu siç ju kërkova unë çdo herë, edhe kësaj radhe keni lënë anash të gjitha dallimet që keni mes vete te çfardo natyre dhe e luftuat e po luftoni fuqishëm këtë pandemi. Përgjithmonë ju jam mirënjohës.

Pra, momentalisht nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me COVID-19, por kjo nuk duhet të na dembeloj në përpjekjen tonë për të fituar me sukses të plotë luftën kundër këtij virusi.

Ju admiroj pa masë, ju dua fort.

AB

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat