Në Veri raportohet edhe një vdekje nga koronavirusi

Mitrovica

Në Veri raportohet edhe një vdekje nga koronavirusi

Më: 3 maj 2020 Në ora: 14:04
Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit më koronavirus në veri të Kosovës.

Shtabi për situata emergjente në veri të Mitrovicës ka njoftuar për vdekjen e këtij pacienti dhe për tre të infektuar të tjerë nga Leposaviqi në 24 orët e fundit, shkruan Radio Kontakt Plus.

Ndërkohë, raportohet edhe për pesë pacientë të shëruar, 4 nga veriu i Mitrovicës dhe një nga Zubin Potoku.

Deri më tani në vendbanimet me shumicë serbe në Kosovë me COVID 19 janë prekur 108 persona, nëntë kanë vdekur dhe 72 pacientë janë shëruar.

Numri më i madhe i të infektuarve është në veri të Mitrovicës, ku janë regjistruar 42 pacient prej të cilëve 3 kanë vdekur dhe 30 janë shëruar.

Në Zveçan janë 25, një i vdekur e 19 të shëruar, ndërsa në Zubin Potok 21 të prekur, një i vdekur dhe 15 të shëruar. Numri më i madh i të vdekurve është në Leposaviq. Atje vdiqën 4 persona nga 20 të infektuar dhe janë shëruar 8 pacientë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat