​Edhe 6 persona të infektuar në jug të Mitrovicës nga COVID-19

Mitrovica

​Edhe 6 persona të infektuar në jug të Mitrovicës nga COVID-19

Më: 4 maj 2020 Në ora: 15:08
Ilustrim

Në qytetin e Mitrovicës gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë edhe gjashtë persona nga COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në njëmbëdhjetë.

Këtë e ka bërë të ditur, drejtoresha e shëndetësisë në komunën e Mitrovicës, Erseka Barani.

Ajo tha se 10 prej tyre gjenden në vetizolim, dhe vetëm njëri është duke u hospitalizuar në klinikën infektive.

Sipas saj, deri tani në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar

gjithsej rreth 200 mostra, ndërsa sot janë dërguar edhe 23 mostra tjera, rezultatet e të cilave priten sonte.

Barani: Gjendja e përgjithshme në komunën e Mitrovicës është stabile

“Gjendja e përgjithshme në komunën e Mitrovicës është stabile. Momentalisht i kemi 11 të infektuar, 10 prej tyre janë në vetizolim, ndërsa një ndodhet në klinikën infektive e hospitalizuar…Vetëm për dy ditë janë kryer 110 teste, mirëpo në total janë bërë afërsisht 200 teste…Edhe sot kanë shkuar për testim edhe 23 mostra tjera dhe sonte presim rezultatet…Instituti kombëtar është duke bërë gjurmimin e infeksionit kështu që nuk kemi informata të sakta momentalisht”, ka thënë Barani.

Ndryshe, të gjithë personat e infektuar kanë gjendje stabile shëndetësore dhe janë në vet-izolim, ku pas 14 ditësh do të testohen prapë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat