Gjobiten nga inspektoriati 14 persona, u mblodhën në një lokal në Mitrovicë

Mitrovica

Gjobiten nga inspektoriati 14 persona, u mblodhën në një lokal në Mitrovicë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 11:10
Mitrovicë

Një person është arrestuar nga Policia në Mitrovicë pasi që i njëjti kishte hapur lokalin e tij ku qëndronin 14 persona.

Këtyre të fundit u janë shqiptuar gjoba nga inspektorët komunal.

Policia njofton se i dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur inspektorët.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke mbajtur të hapur lokalin e tij, në të cilin kishte katërmbëdhjetë persona të tjerë të cilëve nga inspektorët komunal u janë shqiptuar gjoba. I dyshuari gjatë arrestimit ka kanosur inspektorët”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat