Taksitë në veri kundër masave të Kosovës, policia spektator

Mitrovica

Taksitë në veri kundër masave të Kosovës, policia spektator

Më: 18 maj 2020 Në ora: 11:20
Taksitë në veri

Të gjitha Taxi-kompanitë në katër komunat veriore të vendit kanë filluar sot punën e tyre, edhe pse me masat e zbutjes ndaj COVID-19 të ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë, funksionimi i tyre parashihet në fazën e tretë, përkatësisht nga data 2 qershor.

Burimet, bëjnë të ditur se në këtë drejtim, pjesëtarët e policisë nuk po ndërmarrin masa dhe janë vetëm spektatorë.

“Jo, pjesëtarët e policisë nuk po ndërmarrin masa për të parandaluar qarkullimin e auto-taxi-ve në veri të Mitrovicës, Zveqan dhe në qytetet tjera të asaj pjese. Ata vetëm po i sugjerojnë vozitësit e këtyre taxi-ve që t’i heqin firmat TAXI nga automjetet dhe asgjë më shumë”, kanë thënë këto burime.

Kp ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut në lidhje me këtë çështje, por pa sukses.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat