Inspekcioni mbyll një lokal në qendër të Mitrovicës, lejoi klientët të ulen në tavolina

Mitrovica

Inspekcioni mbyll një lokal në qendër të Mitrovicës, lejoi klientët të ulen në tavolina

Më: 20 maj 2020 Në ora: 12:30
Ilustrim

Drejtoria e Inspekcionit nga inspektimet rutinore gjatë punës së tyre zyrtare, sot kanë mbyllur një lokal në sheshin e qytetit, pasi që nuk ka respektuar vendimin nga Qeveria e Kosovës. Faza e dytë e lehtësimit të masave parasheh që kafiteritë të ofrojnë shërbime “merr me vete”, ndërsa ky lokal u ka mundësuar qytetarëve të qëndrojnë në ulëset e lokalit.

“Me këtë rast inspektorët komunal përveç mbylljes së përkohshme të lokalit, kanë shqiptuar gjoba mandatore për pronarët për mos respektim të ligjit, ndërsa lidhur me procedurat tjera do të merren organet e rendit.

Gjithashtu drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, bën thirrje tek të gjithë qytetarët dhe subjektet afariste të respektojnë të gjitha vendimet nga Qeveria dhe Komuna të ndërmarra si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, në të kundërtën ndaj të gjithë atyre që nuk zbatojnë këto vendime ne si drejtori do të marrim masa konform ligjeve në fuqi duke ndaluar zhvillimin e veprimtarive të këtyre subjekteve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat