​Asnjë rast me COVID-19 në mesin e komunitetit RAE në Mitrovicë

Mitrovica

​Asnjë rast me COVID-19 në mesin e komunitetit RAE në Mitrovicë

Më: 22 maj 2020 Në ora: 18:32
Xhelal Sveçla ka vizituar sot komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari Agim Bahtiri

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla ka vizituar sot komunën e Mitrovicës, ku u prit nga kryetari Agim Bahtiri me të cilin ka biseduar në lidhje me hapat e ndërmarrë për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

U.d. ministri Sveçla ka vizituar edhe lagjet “Fidanishte” dhe “2 Korriku” ku jetojnë komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Në komunën e Mitrovicës, siç u njoftuan gjatë kësaj vizite, përkundër vështirësive socio-ekonomike të komuniteteve RAE nuk është prekur asnjë deri më tash me Covid-19.

Sveçla ka siguruar banorët e këtyre lagjeve për përkrahjen e të gjitha institucioneve të Kosovës me qëllim të tejkalimit sa më të lehtë të situatës së krijuar pas përhapjes së koronavirusit.

Po ashtu, u.d. ministri Sveçla sot është njoftuar nga Agim Bahtiri për disa projekte të Komunës së Mitrovicës që kanë për qëllim përmirësimin e jetesës së këtyre banorëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat