E çuditshme: Personat që rezultuan pozitiv me koronavirus, dje dolën negativ

Mitrovica

E çuditshme: Personat që rezultuan pozitiv me koronavirus, dje dolën negativ

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 07:35
Ilustrim

Tri raste të reja janë paraqitur mbrëmë në Komunën e Mitrovicës.

Nënkryetari Faruk Mujka thotë për RTV Dukagjinin se tri rastet e ditës së sotme nuk janë mostra të dërguara nga Mitrovica.

“Nuk mund ta dimë për momentin vendbanimin e tyre dhe as nëse janë raste kontakti”, tha ai.

Mujka thotë se në këtë komunë është krijuar një konfuzion pasi thotë se dy raste që mbrëmë kanë rezultuar pozitive me COVID-19 sot kanë dalë negative.

“Të njëjtët pasi nuk kanë pasur simptoma kanë insistuar që të ritestohen ku edhe kanë rezultuar negativ një ditë pasi dolën pozitiv”.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut thotë se me tri rastet e sotme numri i rasteve aktive në Mitrovicë shkon në tetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat