Mujka: I infektuari më i ri në Mitrovicë, rast kontakti nga Vushtrria

Mitrovica

Mujka: I infektuari më i ri në Mitrovicë, rast kontakti nga Vushtrria

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 00:43
Faruk Mujka

Në Mitrovicë sonte është paraqitur një rast i ri me coronavirus.

Nënkryetari Faruk Mujka thotë se i infektuari i ditës së sotme është rast kontakti nga të prekurit e Vushtrrisë.

“Me Vushtrrinë Mitrovica ka shumë lidhje miqësore, prandaj është shumë e rëndësishme për ne shëndeti në Vushtrri”, tha ai.

Mujka ka thënë se në Mitrovicë momentalisht janë shtatë raste aktive, por shton se ka shpresë që ky numër nesër të zvogëlohet.

“Nesër do të kemi ritestimin e pesë pacientëve që kanë qenë të diagnostifikuar para një muaji. Ne besojmë se nga nesër në Mitrovicë do të mbesin vetëm 2 raste aktive”, tha ndër të tjera Faruk Mujka.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat