​Nderohen me homazhe dëshmorët e Kombit në Mitrovicë

Mitrovica

​Nderohen me homazhe dëshmorët e Kombit në Mitrovicë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 14:35
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe në bashkëpunim me Shoqatat e Dalura nga Lufta e UÇK-së, sot janë nderuar me homazhe dëshmorët e kombit në varrezat në Shipol, me rastin e 6 Qershorit- Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga nënkryetari Faruk Mujka, drejtorët e drejtorive komunale, si dhe veteranë dhe invalidë të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pasi kanë vendosur buqetën me lule të freskëta, kanë nderuar të gjithë dëshmorët dhe familjarët e tyre që gjendeshin pranë varrezave.

Me këtë rast kryetari Bahtiri vlerësoi lartë kontributin e jashtëzakonshëm të të gjithë dëshmorëve nga Mitrovica, të rënë në luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Po ashtu, ai theksoi se dëshmorët e Kombit janë lavdia dhe krenaria e popullit, andaj ata duhet të nderohen e respektohen nga të gjithë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat