Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haraidnaj ka vazhduar takimet nëpër degë të AAK-së ku sot e ka vizituar degën në Mitrovicë.
Haradinaj tha se gjatë kohës sa ishte kryeministër Mitrovicën e ka pasur prioritet.
“Gjatë kohës kur isha kryetar i qeverisë, Mitrovica ka qenë një prej prioriteteve të politikave qeveritare. I sigurova aleancistët mitrovicas se përkrahja ime dhe e ministrave të AAK-së për ngritjen e mirëqenies së qytetarëve atje dhe projekteve zhvillimore, do të vazhdojë dhe më tutje”, ka shkruar Haradinaj ndër tjerash.
Ramush Haradinaj ishte kryeministër i Kosovës duke qeverisur dy vite.