​Veriu i Kosovës voton për zgjedhjet në Serbi

Mitrovica

​Veriu i Kosovës voton për zgjedhjet në Serbi

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 07:08
Foto nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Qytetarët në veri të Kosovës, që nga mëngjesi iu kanë përgjigjur thirrjes për të votuar në zgjedhjet e Serbisë. Ani pse lejimi i këtyre zgjedhjeve, po konsiderohet anti-kushtetues, qytetarë të kësaj pjese dhe përfaqësuesit e Listës Serbe, kanë votuar duke dhënë mesazh për unitet.

KosovaPress ka qëndruar në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në komunën e Mitrovicës Veriore, ku vendovotimet janë hapur të OSCE-së, të cilët po organizojnë këto zgjedhje.

Afër vendovotime kanë qëndruar edhe pjesëtar të KFOR-it për siguri.

Pas votimit Goran Rakiq, kryetar Listës Serbe dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, tha se sipas informacioneve që kanë të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe procesi i votimit është duke shkuar në rregull.

Rakiq: Është ditë e demokracisë

“Kjo dalje masive që nga mëngjesi i hershëm, është tregues se dita e sotme, është ditë e demokracisë, dhe thërras të gjithë njerëzit, të gjithë qytetarët, që të dalin në zgjedhje në mënyrë masive dhe të votojnë për kandidatët e tyre sepse kjo është mënyra që të ruhemi dhe të mbijetojmë në këto hapësira, natyrisht duke respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet të cilat i rekomandojnë organet kompetente në luftë kundër COVID-19. Vende të reja të punës, rrugë të reja, shkolla të reja, spitale të reja, përkrahja për të rinjtë, përkrahja për të moshuarit, tregon se sot duhet të dalim në numër sa më të madh, t’i votojmë kandidatët e preferuar. Thërras anëtarët e mi, simpatizantët, që të votojnë më të mirët, të votojnë numrin 1, Partinë Përparimtare Serbe-SPS”, tha ai.

Nënkryetar i komunës së Mitrovicës së veriut, Aleksandar Spiriq tha se dita e sotme është tregues i qartë, se populli serb është i vendosur dhe unik, që para se gjithash, këto zgjedhje t'i respektojmë në mënyrë demokratike.

Spiriq: Serbët të vërtetojnë mbijetesën dhe identitetin tonë

“I thërrasim të gjithë njerëzit që edhe njëherë të vërtetojnë mbijetesën dhe identitetin tonë. Rëndësia e këtyre zgjedhjeve është qenësore për popullin e këtushëm, por ajo që është shumë më e rëndësishme, është që dita e sotme të kalojë në mënyrë të dinjitetshme dhe në qetësi, duke u përmbajtur këshillave të profesionistëve”, tha ai.

Kandidatja për deputete, Daniella Vujiçiq tha se beson që qytetarët me daljen e tyre masive, do të tregojnë përgjegjësi ndaj vetes së tyre.

Vujiçiq: Do të jetë një fitore bindëse e Aleksandar Vuçiqit

“Kjo do të jetë një fitore bindëse në të gjithë Serbinë, me sjellje të përgjegjshme, me fitoren e Aleksandar Vuçiqit, para se gjithash në Kosovë, që natyrisht të gjithë e presim, do ta vërtetojmë dhe legjitimojmë politikën e për periudhat e ardhshme”, tha ajo.

Kandidati tjetër për deputet, Lubomir Mariq, iu bëri thirrje të gjithë bashkëqytetarëve nga Kosova, që sot të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës dhe të votojnë për të ardhmen.

Mariq: Ta dërgojnë mesazhin e unitetit

“Sot është dita kur mbrohen ngjyrat e flamurit serb, sot është dita kur tregojmë se sa e duam shtetin serb. Është vetëm një opsion, opsioni i cili tregon se sa është dhe duhet të jetë Serbia e fortë. Me këto zgjedhje, sot mbështetet politika e Aleksandar Vuçiqit. Sot me votimin e numrit 1, votohet e ardhmja e sigurt, sigurohen fëmijët, dhe sigurohet mbijetesa dhe qëndrimi në Kosovë”, tha ai.

E kandidati Milan Saviq ka thënë se erdhi dita kur do të tregohet se nuk qëndron fushata denigruese e bërë nga kundërshtarët politik në muajt e fundit kundër shtetit serb dhe Aleksandar Vuçiqit.

Saviq: Jam i sigurt në politikën e qëndresës së popullit serb në Kosovë

“Dita kur shteti ynë do t’i tregojë popullit rezultatet, dita kur populli do të tregojë besim të plotë, dhe jam shumë i sigurtë në politikën e suksesshme të Aleksandar Vuçiqit, në politikën e mbijetesës dhe qëndresës së popullit serb në Kosovë, ne politikën e prosperitetit dhe politikës së ndritshme për të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ai.

Edhe qytetarë të shumtë serb në këtë pjesë kanë votuar deri tash.

Qytetari: Presim të realizohen të drejtat tona

“Për të mirën e popullit serb dhe rrethinën ku ata jetojnë, dhe atë të Serbisë si republikë në regjion, në vendin që i takon në Evropë dhe botë. Ne presim që në këto zgjedhje të fitojnë partitë patriotike, ne e dimë se cilat janë ato, prandaj ne presim që të realizojmë të drejtat tona, dhe të jetojmë në këto hapësira ku kanë jetuar me shekuj paraardhësit tanë në pronat e tyre, prandaj edhe pse në kushte të vështira, presim të realizojmë të dritat tona“, tha ai.

Përndryshe, me të drejtë vote në komunat e veriut të Kosovës, janë 15 mijë e 236 qytetarë. 

***

Për zgjedhjet parlamentarë në Serbi, në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në kominën e Mitrovicës veriore kanë votuar edhe drejtues të partisë së Listës Serbe.

Aty votoi Goran Rakiq, zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, nënkryetari i komunës së Mitrovicës Verirore, Aleksandar Spiriqp, si dhe kandidatët për deputet Danijella Vujiçiq, Millan Saviq, Ljubomir Mariq.

Edhe qytetarë të shumtë serb në këtë pjesë kanë votuar deri tash.

Ndërsa, me të drejtë vote janë 15 mijë e 236 qytetarë.

Afër vendovotime kanë qëndruar edhe pjesëtar të KFOR-it për siguri, derisa OSCE ka mbështetur këto zgjedhje.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Rakiç voton për zgjedhjet në Serbi

 Zëvendëskryeministri serb i Kosovës, Goran Rakiç ka votuar për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Ai ka votuar në shkollën “Mihailo Petrovic”, në Veri të Kosovës.

Votimet janë organizuar të mbahen edhe në Kosovë, përkatësisht në veri të Mitrovicës.

Kështu, sot në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendra e votimeve, një ndër to edhe qendra me 22 vendvotime në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”.

Voton deputeti i Listës Serbe, e tregon haptas kujt ia jep votën

Kanë filluar zgjedhjet parlamentare në Serbi, ndërsa votimet janë organizuar të mbahen edhe në Kosovë, përkatësisht në veri të Mitrovicës.

Deputeti nga Lista Serbe, Slavki Simic ka votuar në Leposaviq ku edhe ka treguar haptas se për kë votoi.

“Për një qeveri të fortë dhe të fuqishme, një shtet për Serbinë tonë! 1 Aleksandar Vuciq – Për fëmijët tanë!”, ka shkruar ai.

 

***

Për zgjedhjet parlamentare në Serbi, votimet janë organizuar të mbahen edhe në Kosovë, përkatësisht në veri të Mitrovicës.

Kështu, sot në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendra e votimeve, një ndër to edhe qendra me 22 vendvotime në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”.

Ndërsa, janë 6 qendra të votimit në veri me gjithsej 52 vendvotime.

Këto zgjedhje janë mbështetur nga OSCE.

Ndryshe, kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruat dje se zgjedhjet në veri mbahen me lejen e tij, pasi siç ka theksuar ai këso lloj zgjedhjesh janë mbajtur nga viti 2011.

***

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat