Ambientalistët e Mitrovicës pastruan mbeturinat në anën veriore - Bota Sot
Ambientalistët e Mitrovicës pastruan mbeturinat në anën veriore

Mitrovica

Ambientalistët e Mitrovicës pastruan mbeturinat në anën veriore

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 15:56
Mitrovicë

Sot në orët e hershme të mëngjesit, ambientalistët e Mitrovicës ndërmorën aksionin për pastrimin e pjesës së ndotur të Kejit në anën veriore të qytetit. Të vetëdijshëm se aty ka shumë punë për tu bërë, u fokusuam vetëm në pjesën e arritshme prej nga pastruan zonën e parapare per ecje, si dhe te vogël lart në zonën e tri banesave duke hequr afër 100 qese me mbeturina.

Ambintalistët e Mitrovicës u bejnë thirrje organeve përgjegjëse të komunës së veriut që të ndërmarrin ndonjë hap konkret për pastrimin e asaj zone duke bashkëpunar me akterët relevant vendor e ndërkombtarë.

Lumi Ibër do dukej më bukur sikur në të dy anët e tij mbahet paster, andaj në rast se kërkohet ndihmesë në këtë drejtim, ne vullnetarët ambientalistë jemi të gatshëm tiu bashkangjitemi që ta permirësojmë gjendjën mjedisore në këto zona urbane.

Iniciativa e ambientalistëve për pastrimin e Mitrovicës dita ditës po gjenë përkrahje nga qytetarët vullnetmirë që po bashkangjitën në këto aktivitete për ta jep kontributin e vet në një formë apo tjetër, e ketu vlenë ti falenderojmë Restaurant Koha që na dhuroi sanduiça si dhe Citizen's Pub që na dhuroi pije freskuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat