Gastronomët e Mitrovicës nuk iu binden kufizimeve të Qeverisë - Bota Sot
Gastronomët e Mitrovicës nuk iu binden kufizimeve të Qeverisë

Mitrovica

Gastronomët e Mitrovicës nuk iu binden kufizimeve të Qeverisë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 15:34
Mitrovicë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka takuar përfaqësuesit e bizneseve të gastronomisë që operojnë në qytetin e Mitrovicës, me të cilët kanë diskutuar lidhur me peticionin e dorëzuar ditën e djeshme për funksionimin e këtyre bizneseve edhe pas orës 21:00 në ambiente të hapura.

“Përfaqësuesit e bizneseve në fjalë theksuan se kanë kërkuar këtë takim me Bahtirin që të jetë i informuar që nuk do ti zbatojnë masat e reja të Qeverisë, ku sipas tyre janë të padrejta, të paligjshme dhe pa logjikë e që nuk ndikojnë fare në parandalimin e virusit COVID-19, vetëm se shkatërrojnë ekonominë e vendit”, thuhet në komunikatë.

Bahtiri ka kërkuar nga gastronomët t’i respektojnë masat derisa ato janë në fuqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat