Veriu i Kosovës në karantinë, rrugët plot vetura e qytetarë, “s’njihet virusi” - Bota Sot
Veriu i Kosovës në karantinë, rrugët plot vetura e qytetarë, “s’njihet virusi”

Mitrovica

Veriu i Kosovës në karantinë, rrugët plot vetura e qytetarë, “s’njihet virusi”

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 19:58
Pamje nga videoja

Kosova po vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19. Numri i të infektuarve ka shkuar në 3 mijë e 886, teksa 82 persona kanë humbur jetën.

E duke filluar nga mbrëmë, katër komunat veriore morën vendim për karantinim dhe vendosje të ndalimit të lëvizjes nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Kjo u bë e ditur nga Goran Rakiq, si përfaqësues i Shtabit të Krizave në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Mediat vendore kanë qëndruar sot në pjesën veriore të vendit, duke parë nga afër situatën pas marrjes së këtij vendimi.

Pavarësisht vendimit të fundit, në veri jeta ishte krejtësisht noramle si edhe ditëve të tjera, si për nga qarkullimi i veturave ashtu edhe nga lëvizja e lirë e qytetarëve.

Madje vërehet numër i madh i fluksit të veturave dhe qytetarëve të cilët shëtisnin krejtësisht të lirë rrugëve.

Një numër i tyre i vogël bartnin maska, e për shumicën tjetër nuk vlente kjo masë e rekomanduar nga institucionet përgjegjëse.

Ndryshe edhe katër komuna tjera të vendit janë nën mbikëqyrje të orës policore pasi kanë numrin më të madh të të infektuarve, përfshirë këtu Prishtinën, Ferizaj, Vushtrrinë dhe Prizreni.

Nga ora 21:00 deri në ora 05:00 të mëngjesit ndalohen shërbimet në Gastronimë në gjithë Republikën e Kosovës, kurse në komunat e lartcekura ndalohet edhe dalja pas orës 21:00.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat