Bahtiri kundër vendimit për ndalimin e qarkullimit të personave fizik nga ora 21:00 në Mitrovicë

Mitrovica

Bahtiri kundër vendimit për ndalimin e qarkullimit të personave fizik nga ora 21:00 në Mitrovicë

Nga: A.SH Më: 13 korrik 2020 Në ora: 12:53
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dal kundër masës që ndalon qarkullimin e personave fizik nga ora 21:00 në mbrëmje.

Sipas tij, ky vendim është shqetësues për qytetarët.

Ai thotë se, kryetarët e komunave e njohin situatën e tyre dhe në fund ata duhet ta japin pëlqimin përfundimtar.

Shkrimi në Facebook:

Pohimet se Qeveria do të vendos ndalimin e qarkullimit të personave fizik nga ora 21:00 në Mitrovicë, janë shqetësuese për qytetarët.

Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që mos ta marrë vendim për vendosjen e kësaj mase, sepse situata me COVID-19 nuk mund të menaxhohet me këtë masë.

Unë i respektoj rekomandinet e IKShP-së kurdo që ato janë zyrtare, mirëpo kufizime të tilla për qytetarët e Mitrovicës nuk mund të merren pa u konsultuar me mua si kryetar komune.

Çdo kryetar komune e njeh situatën në të cilën ndodhen qytetarët e tij, dhe kryetari duhet ta jep pëlqimin përfundimtar.

AB

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat